Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Arian Gashi, ka marrë pjesë në përmbylljen e aktiviteteve të “Javës së Agjencisë”, të organizuara nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit.
Gjatë këtij aktiviteti, Gashi vlerësoi punën e APK-së në promovimin e transparencës dhe integritetit, duke theksuar se lufta kundër korrupsionit kërkon bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve.
Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes KPK-së dhe APK-së, si dhe angazhimin e sistemit prokurorial për një drejtësi profesionale, të pavarur dhe transparente.
Gashi bëri të ditur se KPK vazhdon punën përmes mekanizmave të brendshëm, përfshirë mbikëqyrjen e lëndëve të korrupsionit dhe krimit ekonomik, si dhe zbatimin e masave për mbrojtjen e sinjalizuesve në prokuroritë e vendit.




