Policia Rajonale e Gjilanit ka shqiptuar 2.012 gjoba trafiku gjatë periudhës 10–16 korrik 2026, në kuadër të aktiviteteve për rritjen e sigurisë në komunikacion.
Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe janë hetuar 22 aksidente me dëme materiale dhe 18 aksidente me persona të lënduar. Po ashtu, janë shqiptuar 31 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurisë, janë ndaluar nga drejtimi i automjetit 32 ngasës dhe janë konfiskuar përkohësisht 11 motoçikleta.
Policia u bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut, të ulin shpejtësinë, të mos përdorin telefonin gjatë vozitjes, të vendosin rripin e sigurisë dhe të tregojnë kujdes ndaj këmbësorëve, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.




