Policia e Kosovës ka sekuestruar armë zjarri, mjete të ftohta dhe pajisje të tjera të kundërligjshme gjatë një aksioni kontrolli në zonën e Skenderajt.
Njësia për Reagim të Shpejtë, në bashkëpunim me njësitë tjera policore, gjatë kontrolleve të automjeteve dhe personave të dyshuar ka gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri, tetë thika, një radiolidhje, një maskë, tri shufra metalike si dhe sende të tjera të dyshuara për përdorim në vepra penale.
Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre janë ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale në koordinim me prokurorinë.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë përmes kanaleve zyrtare.




