Mërgimtarët që po udhëtojnë drejt Kosovës po përballen me pritje në disa pika kufitare, sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Pritja më e gjatë është regjistruar në pikën kufitare Hani i Elezit, ku udhëtarët po presin deri në 30 minuta për të hyrë në Kosovë, ndërsa kolona arrin rreth 150 metra.
Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet janë deri në 10 minuta si në hyrje ashtu edhe në dalje nga Kosova.
Edhe në Merdarë, koha e pritjes për të kaluar kufirin raportohet të jetë rreth 10 minuta.
Ndërkohë, në pikat e tjera kufitare situata paraqitet më e qetë, me pritje të zakonshme prej 3 deri në 5 minuta.




