Temperaturat e larta të verës kanë rikthyer shqetësimet për shëndetin, pasi vapa e madhe mund të ndikojë drejtpërdrejt në mënyrën se si organizmi përballet me nxehtësinë.
Kur ekspozohet për një kohë të gjatë ndaj temperaturave të larta, trupi mund të ketë vështirësi në rregullimin e temperaturës.
Djersitja, e cila luan rol të rëndësishëm në ftohjen e organizmit, mund të mos jetë më e mjaftueshme dhe në raste të rënda mund të shfaqen shenja si marramendje, konfuzion, humbje e vetëdijes, ngërçe muskulore apo tharje dhe skuqje e lëkurës.
Një mënyrë e thjeshtë për t’u freskuar në momente të nxehta është vendosja e kyçeve të duarve nën ujë të freskët për disa sekonda. Kjo ndihmon në uljen e ndjesisë së nxehtësisë dhe mund t’i japë trupit një lehtësim të shpejtë.
Përveç kësaj, ekspertët rekomandojnë që gjatë ditëve të nxehta të konsumoni mjaftueshëm ujë dhe fruta, në mënyrë që organizmi të ruajë ekuilibrin e lëngjeve dhe të përballojë më lehtë temperaturat e larta.




