Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditura çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme, 22 korrik 2026.
Sipas njoftimit, çmimet kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 dhe janë si më poshtë:
Nafta (dizel): 1.67 euro për litër
Benzina: 1.48 euro për litër
Gazi: 0.60 euro për litër
Institucioni u ka bërë thirrje qytetarëve që, në rast të parregullsive gjatë shitjes së derivateve, t’i raportojnë ato përmes kanaleve zyrtare të ankesave.




