Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka reaguar ndaj takimeve ndërmjet përfaqësuesve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendeve financuese me gjyqtarë e prokurorë të Gjykatës Speciale.
Përmes një reagimi publik, ai ka ngritur dyshime mbi qëllimin e këtyre takimeve, duke pyetur nëse ato lidhen me vendimin që pritet të shpallet më 16 shtator.
Behrami ka kritikuar atë që e cilëson si cenim të parimeve të paanshmërisë dhe gjykimit të drejtë, duke shtruar pyetjen pse në këto takime nuk përfshihet edhe pala mbrojtëse.
Sipas tij, procese të tilla bien ndesh me standardet e drejtësisë dhe vlerat që promovon Bashkimi Evropian.




