Një përplasje verbale ka ndodhur në rrjetet sociale mes Alban Krasniqit dhe kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.
Krasniqi ka komentuar një postim të Ramës lidhur me punimet në rrugën “A” në kryeqytet, duke e akuzuar atë me fjalën “vrasës” dhe duke kërkuar ndërhyrjen e Prokurorisë.
“Jo mirëmëngjesi, por alo prokuroria, o vrasës”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Nuk është bërë e ditur saktësisht se cilit veprim apo përgjegjësi i është referuar Krasniqi me këtë koment. Reagimi i tij vjen pas aksidentit tragjik në një vendpunishte në Prishtinë, ku një punëtor humbi jetën.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pas rastit ka shprehur ngushëllime për familjen e viktimës dhe ka deklaruar se hetimet duhet të zbardhin shkaqet dhe përgjegjësitë për ngjarjen.
Rama ka theksuar se për vlerësimin e respektimit të standardeve të sigurisë në punë është përgjegjës Inspektorati Qendror i Punës.




