Komanda e Përbashkët Aleate e NATO-s në Napoli ka publikuar një përmbledhje të vizitës së komandantit të saj, admiralit George M. Wikoff, në Kosovë, duke e cilësuar atë si një hap në drejtim të forcimit të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, admirali Wikoff zhvilloi takime me përfaqësues ushtarakë, civilë dhe lokalë, ndërsa u informua për situatën operacionale të misionit të KFOR-it.
Sipas Komandës së NATO-s në Napoli, ai së bashku me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Özkan Ulutaş, shqyrtoi kapacitetet dhe gatishmërinë e misionit, si dhe vizitoi disa pika operacionale në rajon.
NATO ka theksuar se vizita e admiralit Wikoff riafirmoi përkushtimin e Aleancës për reagim të shpejtë dhe ruajtjen e sigurisë e stabilitetit në Kosovë dhe në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.




