Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka zhvilluar takim me zyrtarë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ku janë diskutuar shqetësimet dhe çështjet kryesore të veteranëve.
Përmes një njoftimi, OVL-UÇK ka bërë të ditur se gjatë takimit është theksuar rëndësia e partneritetit dhe miqësisë së vazhdueshme mes Kosovës dhe SHBA-së.
“Sot zhvilluam një takim pune me zyrtarë të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, ku diskutuam për temat dhe preokupimet kryesore të veteranëve tanë”, thuhet në njoftimin e organizatës.
OVL-UÇK ka vlerësuar rolin e Shteteve të Bashkuara si partner i rëndësishëm për Kosovën.




