Policia e Kosovës ka sekuestruar armë, municion dhe pajisje të tjera gjatë disa aksioneve të zhvilluara gjatë fundjavës në Pejë, Klinë dhe Deçan.
Në pesë raste të ndara, policia konfiskoi armë të ndryshme, karikatorë, fishekë dhe gëzhoja, pas raportimeve për të shtëna me armë në ahengje dhe kontrolleve në pika kontrolli.
Të dyshuarit janë arrestuar, intervistuar dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndërsa hetimet për rastet vazhdojnë.




