Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh dhe shantazh.
Sipas aktakuzës, Sheholli dyshohet se ka vepruar sipas udhëzimeve të një zyrtari të BIA-s serbe, duke përcjellë informacione për zhvillimet politike dhe të sigurisë në Kosovë.
Ai akuzohet gjithashtu se ka shantazhuar një biznesmen duke kërkuar para nën kërcënimin e publikimit të materialeve që mund t’i dëmtonin reputacionin.
Prokuroria ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit, ndërsa pas dorëzimit të aktakuzës pritet caktimi i seancës fillestare.




