Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka takuar shefin e ri të EULEX-it në Kosovë, Antero Lopes, me të cilin ka diskutuar për forcimin e sundimit të ligjit dhe reformat në drejtësi.
Në takim u diskutua për bashkëpunimin mes institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it, si dhe për procesin e Vetingut, konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe forcimin e sistemit të drejtësisë.
Gërvalla theksoi edhe rëndësinë e bashkëpunimit në trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe ndaj grave.
Në fund, ajo e uroi Lopes për detyrën e re dhe i dëshiroi sukses.




