Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Ismet Jasharin, i njohur si Komandant Kumanova, si dhe dëshmorët e Brigadës 121 të Zonës Operative të Pashtrikut, në përvjetorin e rënies së tyre.
Haradinaj e ka vlerësuar Jasharin si një nga luftëtarët e shquar të UÇK-së, duke theksuar se pjesëmarrja e luftëtarëve nga trevat shqiptare ndikoi në forcimin e moralit të luftëtarëve të lirisë.
Ai ka kujtuar edhe dëshmorët e Brigadës 121 që ranë gjatë ofensivave të gushtit, duke nderuar sakrificën dhe kontributin e tyre gjatë luftës.
Haradinaj ka përfunduar mesazhin me homazhe për të gjithë dëshmorët, duke theksuar se kujtimi për ta do të mbetet i përhershëm.




