Juventusi ka marrë një lajm shqetësues pasi Kenan Yildiz ka pësuar një dëmtim në këmbë.
Sipas raportimeve nga Italia, sulmuesi turk mund të mungojë rreth dy muaj, ndërsa nuk përjashtohet edhe mundësia e një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Dëmtimi është i ndryshëm nga problemet në gju që e kishin shqetësuar sezonin e kaluar.
Nëse mungesa konfirmohet, Juventusi do të mbetet pa një nga lojtarët kryesorë të skuadrës në javët e para të sezonit.




