Moti në Kosovë do të jetë kryesisht me diell gjatë ditës së sotme, ndërsa në disa zona priten edhe vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 30 deri në 35°C.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 4 m/s.




