Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaşh, ka pritur në selinë e misionit në Prishtinë delegacionin e rotacionit të ardhshëm të KFOR-it XXXI.
Delegacioni u drejtua nga gjeneralmajori italian Roberto Vergori, i caktuar si komandant i ardhshëm i KFOR-it, ndërsa pjesë e programit ishte edhe gjeneral brigade turk Onur Çakıcı, i caktuar zëvendëskomandant i ardhshëm.
Ata morën pjesë në programin e trajnimit për drejtuesit e rinj, me qëllim njohjen me stafin, procedurat dhe operacionet e KFOR-it.
Ky program shënon fillimin e procesit të dorëzim-pranimit të përgjegjësive mes udhëheqjes aktuale dhe asaj të ardhshme të KFOR-it, i cili do të përfundojë me ceremoninë e transferimit të autoritetit gjatë vjeshtës.




