Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësime për një kontratë të Trainkos për vagonë, në vlerë prej afro 500 mijë eurosh.
Ymeri pretendon se kontrata është nënshkruar pa çmime të përcaktuara në paramasë, duke e cilësuar këtë si praktikë problematike.
Sipas saj, mungesa e çmimeve të sakta në dokumentacion lë hapësirë që ato të përcaktohen më vonë nga kontraktori.
“Kontrata është nënshkruar afër gjysmë milioni pa çmime në paramasë”, ka deklaruar Ymeri, duke kërkuar përgjegjësi dhe transparencë lidhur me këtë marrëveshje.




