Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, dhe lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë arritur marrëveshje për emrin e kandidatit për president të Kosovës.
Pas takimit të zhvilluar sot në Kuvend, Abdixhiku bëri të ditur se dy partitë janë pajtuar që për president të propozohet profesor doktor Bekim Sejdiu.
Sipas Abdixhikut, emri i Sejdiut është përzgjedhur pas diskutimeve të përbashkëta dhe shqyrtimit të disa kandidatëve.
Ai e vlerësoi Sejdiun si një personalitet me përvojë të gjerë profesionale dhe me kontribut në shoqërinë dhe shtetin e Kosovës.




