Policia e Kosovës në Prizren është bërë pjesë e një aktiviteti vullnetar për dhurimin e gjakut, nën moton “Dhuro gjak, shpëto jetë”.
Një numër i policëve iu përgjigjën vullnetarisht aksionit, duke dhënë kontribut në ndihmë të personave që kanë nevojë për gjak.
Aktiviteti u zhvillua në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut dhe është pjesë e aksioneve që organizohen disa herë gjatë vitit.
Policia ka inkurajuar edhe qytetarët që t’u bashkohen aktiviteteve të tilla humanitare.




