E enjtja në Kosovë pritet të karakterizohet nga mot kryesisht me diell, me vranësira të herëpashershme dhe të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 15°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 27 deri në 31°C.
Moti i ngrohtë dhe intervalet e gjata me diell pritet të krijojnë kushte të favorshme për aktivitete në ambiente të jashtme.




