Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përkujtuar 36-vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut, duke e cilësuar 7 shtatorin e vitit 1990 si një datë të rëndësishme në rrugëtimin shtetformues të Kosovës.
Kurti ka rikujtuar se më 7 shtator 1990, 80 delegatë të Kuvendit të Kosovës u mblodhën në Shtëpinë e Kulturës në Kaçanik, ku miratuan kushtetutën dhe shpallën Kosovën republikë.
Sipas tij, ky akt ishte një kundërshtim ndaj regjimit të atëhershëm serb dhe shënoi një etapë të rëndësishme të rezistencës së Kosovës.
Kurti ka theksuar se procesi i nisur në vitin 1990 kulmoi me shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.
Ai ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan për Republikën e Kosovës gjatë viteve ’90, duke përcjellë urime për të ardhmen e vendit.




