Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka komentuar zhvillimet politike dhe çështjen e respektimit të Kushtetutës së Kosovës.
Duke folur para mbledhjes së grupit parlamentar të LDK-së, Zemaj ka thënë se përvjetori i Kushtetutës së Kaçanikut duhet të shërbejë si frymëzim për të gjithë ata që angazhohen për shtetin e Kosovës.
Ai ka theksuar se, përtej debateve politike, prioritet duhet të jetë mbrojtja e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë.
Zemaj ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për mosrespektim të këtyre parimeve./EO/




