Zyrtarët doganorë në Zyrën e Brendshme Doganore në Prizren kanë zbuluar parregullsi gjatë kontrollit të një importi, duke parandaluar shmangien e rreth 37,800 eurove detyrime doganore.
Gjatë verifikimit, deklaruesi kishte paraqitur makineritë si të përdorura dhe vlerën e tyre e kishte deklaruar në bazë të këtij përshkrimi. Megjithatë, kontrolli fizik dhe tabelat identifikuese treguan se makineritë ishin të vitit 2026.
Rasti është trajtuar si deklarim i pasaktë, në bazë të Kodit Doganor dhe të Akcizave. Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet për parandalimin e evazionit fiskal dhe mbrojtjen e të hyrave publike.




