Në Shkup do të zhvillohet sot një marshim në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, në prag të vendimit përfundimtar.
Aktiviteti organizohet nga Forumi Rinor Shqiptar dhe nis në orën 18:00 në sheshin “Skënderbej”.
Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje të gjerë të shqiptarëve, duke theksuar se marshimi synon të përcjellë mesazhin për drejtësi dhe mbështetje për katërshen e UÇK-së.




