Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje lokale shiu në disa zona.
Gjatë pasdites, vranësirat pritet të shpërndahen gradualisht, duke sjellë edhe intervale me diell, ndërsa mund të ketë ndonjë rrebesh të shkurtër dhe të izoluar.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriut, me shpejtësi 10 deri në 32 kilometra në orë.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 14°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 18 deri në 23°C.




