Organizata e Veteranëve të Luftës, OVL UÇK ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në protestë duke theksuar se zëri i të gjithëve, e bëri protestën madhështore dhe të paharrueshme.
Tutje OVL UÇK falënderon institucionet shqiptare, qendrore e lokale, për mbështetjen dhe përkushtimin e sinqertë në lehtësimin dhe organizimin e çdo detaji.
Postimi i plotë:
Falënderim nga zemra për të gjithë pjesëmarrësit në protestën tonë, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës, Mali i Zi e deri te mërgata shqiptare anembanë botës.
Zëri juaj i bashkuar e bëri këtë protestë madhështore dhe të paharrueshme.
Një falënderim i veçantë për institucionet shqiptare, qendrore e lokale, për mbështetjen dhe përkushtimin e sinqertë në lehtësimin dhe organizimin e çdo detaji.
Respekt e mirënjohje për Policinë e Shtetit, për kujdesin dhe mbarëvajtjen shembullore gjatë gjithë protestës.
Dhe një falënderim të veçantë për mediat, pa të cilat zëri ynë nuk do të kishte jehonën dhe madhështinë që meriton.
Faleminderit të gjithëve!
Bashkë për drejtësi, bashkë për të vërtetën.




