Policia ka publikuar të dhënat ditore mbi sigurinë rrugore dhe veprimtaritë e saj në fushën e rendit dhe ligjit.
Gjatë ditës së fundit, nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet, por janë raportuar 18 aksidente me të lënduar dhe 34 aksidente me dëme materiale.
Autoritetet kanë shqiptuar gjithsej 2412 tiketa trafiku, si pjesë e masave për disiplinimin e qarkullimit rrugor.
Sa i përket masave për ruajtjen e rendit publik, policia ka arrestuar 20 persona, ndërsa 16 të tjerë janë vendosur në mbajtje. Nuk ka pasur raste të ndalimeve policore përkohshme, por është evidentuar 1 person në vuajtje të dënimit.





