Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas konferencës së presidentes Vjosa Osmani, e cila njoftoi se ka mandatuar Glauk Konjufcën për formimin e qeverisë së re.
Në një postim në rrjetet sociale, Tahiri ka shkruar se Osmani mbështeti dy mandatarë të Qeverisë nga VV pa u bindur se e kanë shumicën e votave në parlament, pasi që sipas Tahirit, Osmani do të mbështetet nga VV për mandatin e dytë të saj si kandidate për presidente.




