Kanë përfunduar dje ndeshjet e xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Në këtë xhiro, Malisheva u mposht nga Gjilani në shtëpi me rezultat 2-1, me golat e Jarovic në minutën e 4-të dhe Morinës në minutën e 25-të, ndërsa për Malishevën shënoi Opeh në minutën e 89-të.
Llapi në anën tjetër barazoi me Prishtinën e Re me rezultat 1-1 dhe Dukagjini e mposhti Ferizajin me rezultat 1-0.
Surpriza e javës ishte loja ndërmjet Drenicës dhe Ballkanit që rezultoi me fitore të Drenicës me shifrat 2-0.
Ndërkaq ndeshja Drita-Prishtina është shtyrë për një ditë tjetër.
Pas kësaj xhiroje, Ballkani vazhdon të qëndrojë i dyti në tabelë me 23 pikë ndërkaq Prishtina e Re vazhdon të mbetet në fund të tabelës me 9 pikë.




