Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka mahnitur ndjekësit e saj me një seri fotografish të reja të publikuara në Instagram.
Këngëtarja ka bërë një ndryshim të guximshëm në pamje, duke lënë pas ngjyrën e saj klasike të flokëve dhe duke i kthyer ato në një nuancë rozë.Në fotografitë e publikuara, Bebe shfaqet joshëse, me flokët rozë që i bien bukur mbi supe.
“Jam lodhur duke shkruar përshkrime. Kështu që, ja një flutur 🦋. Gjithashtu, gëzuar e hëna. E kam çelur ngjyrën e flokëve në rozë ‘çamçakëzi’. A ju pëlqen më shumë kështu?” ka shkruar Bebe në përshkrimin e postimit.

Ajo kishte zgjedhur një xhaketë elegante që i zbulonte dekoltenë dhe një fund të përshtatur, duke theksuar linjat e saj trupore.





