Ish-komandanti i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, e ka kritikuar Gjykatën Speciale duke e quajtur si padrejtësi të madhë të porositur kundër vetë çlirimit të Kosovës.
Mustafa thotë se është koha që të flasim me dinjitet,me vetëdije dhe me guxim për të vërtetën tone sepse Kosova nuk mund të mbetet peng i shpifjeve të fabrikuara dhe drejtësisë selektive.
Ai ka bërë me dije se tani është koha të përmbyllet kjo padrejtësi e madhe, sepse jemi vendi i një lufte të pastër dhe e ardhmja s’mund të ndërtohet mbi padrejtësi.




