Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka dalur kundër idesë së Presidentes për zgjatje buxhetore.
Sipas saj, ky veprim nuk është në kompetencat kushtetuese të Presidentes dhe në rast veprimi, do të krijonte një precedent shumë të rrezikshëm institucional.
Musliu-Shoshi ka theksuar se zgjidhja për situatën buxhetore duhet të kërkohet përmes institucioneve legjitime dhe procedurave të përcaktuara me Kushtetutë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më herët kishte propozuar për një zgjatje buxhetore pasi që sipas saj, partitë politike nuk kanë gatishmëri për të proceduar me buxhetin dhe Planin e Rritjes.
Qëllimi i saj ishte që qytetarët të mos përballeshin me një situatë ku nuk kanë paga dhe mirëqenie.




