Në një atmosferë mbushur me dhimbje dhe zemërim, qytetarët e Gjakovës janë mbledhur sot në Parkun e Qytetit për të kërkuar drejtësi për Daorsa Spahijën, 25-vjeçaren që humbi jetën tragjikisht në Tetovë më 6 nëntor.
Protesta e mbajtur në nder të saj shërben si një apel i fuqishëm për drejtësi dhe si një sfidë ndaj pushtetit për të trajtuar vdekjen e Daorsës në mënyrë më serioze./Sinjali/
Me pankarta në duar dhe mes thirrjeve të fuqishme, protestuesit kërkuan që çdo dyshim mbi vdekjen e Daorsës të merret seriozisht, dhe që autoritetet të zbardhin të vërtetën. Thirrjet e tyre ishin të qarta dhe prekëse: “Mos e ler vrasjen të quhet vetëvrasje!”, “Femrat nuk duhet të kenë frikë nga dashuria!”, “Ne nuk do të heshtim!”, “Drejtësi për Daorsën!” dhe “Shteti duhet të veprojë, jo të korruptohet!”




