Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka të drejtë morale të flasë për bllokadën nëntë mujore të institucioneve të vendit pasi thotë se deputetë të kësaj partie patën deklaruar se nuk kanë votë për asnjë kandidatë të Vetëvendosjes, pra në kohën kur hidhej në votim Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Ai ka thënë se LDK dontë që t’i hiqej e drejta e nominimit LVV-së por Gjykata Kushtetuese e rrëzoi.
Kryeziu thotë se PDK hyri në marrëveshje institucionale për të mos e mbajtur peng vendin, arriti të ndajë interesin e shtetit nga interesat private.
Ai shton se LDK nën Lumir Abdixhikun sot është kthyer në një pasqyrë të impulseve që LVV i ka tejkaluar prej vitesh sepse në çdo reagim, në çdo akuzë, në çdo argument, LDK duket si një kopje e zbehur e LVV-së së dikurshme, e zemëruar, e bllokuar, reactive dhe pa asnjë lidhje me frymën gjithëpërfshirëse.




