Ish përfaqësuesja e BE, Federica Mogherini është ndaluar nga forcat e rendit të Belgjikës, në kuadër të disa hetimeve të kryera nga Prokuroria Evropiane në Bruksel mbi një mashtrim të dyshuar që lidhet me programet e trajnimit të financuara nga BE për diplomatët e rinj.
Në kuadër të hetimit, sot janë kryer kontrolle në selinë e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm në Bruksel dhe në disa ndërtesa të Kolegjit të Europës në Bruges.
Thuhet se tre persona janë ndaluar, mes tyre edhe Mogherini, rektore e Kolegjit të Europës, ish-Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe ish-ministre e Jashtme në qeverinë Renzi.




