Cristiano Ronaldo ka arritur 958 gola në karrierë, duke u bërë futbollisti i parë që shënon gola për 25 vite rresht. Me fanellën e Al Nassr, 39-vjeçari ka 114 gola dhe 22 asistime në 128 ndeshje.
Goli i fundit u realizua nga penalltia, por Al Nassr humbi 2:1 ndaj Al Qadsiah dhe mbetet në vendin e dytë në renditje me 31 pikë.




