Safet Kamberi është zgjedhur kryesues i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, pas arritjes së koalicionit mes Peci dhe LDK-së.
Ai mori 18 vota për, 10 kundër dhe 2 abstenuan. Kamberi premtoi hapësirë për të gjithë anëtarët e Kuvendit dhe angazhim për zhvillimin e komunës.
Seanca e radhës do të mbahet nesër në ora 10:00, ku do të shqyrtohet themelimi i dy komiteteve të rëndësishme.




