Një personazh virtual i krijuar me inteligjencë artificiale, i quajtur “Fantazma e Prishtinës”, ka pushtuar rrjetet sociale ditët e fundit, duke shkaktuar kureshtje dhe konfuzion te qytetarët.
Personazhi shfaqet me maskë të bardhë dhe këmbë dhie, dhe falë teknologjisë AI, ai vendoset virtualisht në komuna të ndryshme të vendit, shpesh në mënyra kreative dhe qesharake.
Qytetarë dhe figura publike, përfshirë aktorin Fatmir Spahiu, kanë krijuar meme dhe postime humoristike, duke e bërë “Fantazmën e Prishtinës” trend në rrjetet sociale.




