Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se nga dita e nesërme fillon zbatimi i ligjit për të huajt dhe ligjit për automjetet.
Në fazën e parë, vizitorët që hyjnë në vendkalimet kufitare do të pajisen me material informues mbi procedurat dhe rregullat e këtyre ligjeve. Kjo periudhë informuese do të zgjasë deri më 15 mars, pas së cilës do të nisë zbatimi i plotë i procedurave dhe rregullave.
Bislimi ka theksuar se kjo periudhë duhet shfrytëzuar për të integruar sistemin shëndetësor dhe arsimor në të gjithë territorin e vendit, duke i përgatitur institucionet për respektimin e ligjeve të reja.




