Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në Forumin Ekonomik Botëror në Davos se Serbia e kupton më mirë se kurrë se Kosova është shtet, edhe pse vazhdon të mos e njohë.
Kurti theksoi se Rusia përbën kërcënim për rajonin përmes Serbisë dhe se këto rrethana kërkojnë më shumë solidaritet dhe bashkëpunim brenda Evropës dhe NATO-s. Ai shtoi se kushdo që ndihmon përpjekjet për destabilizim në rajon, krijon probleme edhe për Kosovën.




