Procesi i rinumërimit të votave në disa komuna ka evidentuar devijime dhe dyshime për vjedhje votash brendapartiake, veçanërisht në Malishevë dhe Prizren.
Pas rinumërimit të 100% të votave, Fetah Paçarizi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka humbur 728 vota në Malishevë, ndërsa në Prizren i janë hequr 6,000 vota, raporton Gazeta Sinjali.
Nga rezultatet e rinumërimit, humbjet për kandidatët kryesorë të partive më të mëdha janë si më poshtë:
Lëvizja Vetëvendosje (VV):
Gani Krasniqi: -271 vota
Valon Hoti: -312 vota
Adnan Rrustemi: -60 vota
Nisma Socialdemokrate (NISMA):
Vesel Krasniqi: -264 vota
Besjan Mazreku: -145 vota
Xhevahire Izmaku: -59 vota
Partia Demokratike e Kosovës (PDK):
Gazmend Maliqaj: -927 vota
Fetah Paçarizi: -728 vota
Adnan Thaçi: -703 vota
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK):
Gëzim Havolli: -340 vota
Lumir Abdixhiku: -65 vota
Xhavit Uka: -46 vota
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK):
Enver Hoti: -128 vota
Arber Tolaj: -26 vota
Besnik Tahiri: -9 vota
Të dhënat tregojnë se disa kandidatë kanë pësuar heqje të ndjeshme të votave, duke ngritur shqetësime për procesin zgjedhor dhe nevojën për hetime të thelluara.




