Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, është takuar sot në Stamboll me homologun e saj turk, Hakan Fidan. Takimi u zhvillua në kuadër të Takimit të Dytë të Ministrave të Jashtëm të Platformës së Paqes së Ballkanit (Balkan Peace Platform II).
Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, në takim u diskutuan çështje me interes të përbashkët, bashkëpunimi rajonal dhe zhvillimet aktuale në Ballkan.




