Gjatë vitit 2025, në Zyrën e Presidentes së Kosovës janë proceduar 64 kërkesa për falje të dënimit të mbetur nga të burgosurit, ndërsa edhe 5 kërkesa të tjera janë në proces të kompletimit, ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Megjithatë, Presidentja Vjosa Osmani gjatë mandatit të saj pesëvjeçar ka nënshkruar vetëm një dekret faljeje, në janar të vitit 2025.
Ish-Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, vlerëson se në burgjet e Kosovës ka persona që i plotësojnë kriteret ligjore për falje dhe se vendime të tilla do të kishin ndikim pozitiv në risocializimin e të dënuarve.
Nga Zyra e Presidentes nuk ka pasur përgjigje lidhur me arsyet e mosaprovimit të kërkesave të tjera./Dukagjini




