Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon rinumërimi i fletëvotimeve, ku janë përpunuar mbi 77% të vendvotimeve (1,973 nga 2,557).
Sipas të dhënave të deritanishme, disa kandidatë për deputetë kanë pësuar ndryshime:
Albin Kurti (VV): -413 vota
Bedri Hamza (PDK): -104 vota
Lumir Abdixhiku (LDK): -167 vota
Ramush Haradinaj (AAK): +28 vota
Rinumërimi pritet të përfundojë deri në fund të muajit, ndërsa certifikimi i zgjedhjeve do të varet nga afatet ligjore për ankesa.




