Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka deklaruar se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është duke mbledhur nënshkrime nga deputetë dhe grupe politike për t’u zgjedhur president i Kosovës.
Gashi tha se ka parë përpjekje në këtë drejtim, por nuk është i sigurt nëse iniciativa është konkretizuar. Ai shtoi se LDK-ja nuk është në pozitë të propozojë kandidat për president për shkak të numrit të pamjaftueshëm të deputetëve.
Mandati i presidentes aktuale, Vjosa Osmani, përfundon në prill, ndërsa ajo ka shprehur gatishmëri për të kandiduar edhe për një mandat tjetër, megjithëse mbetet e paqartë nëse do t’i sigurojë votat e nevojshme në Kuvend.




