Alban Skënderaj po shënon një sukses të jashtëzakonshëm me turneun e tij koncertor “Motiv”, i cili do të ndalet në Porsche Arena të Stuttgart-it më 16 dhe 17 maj 2026.
Interesi i publikut për të ndjekur live artistin shqiptar është i jashtëzakonshëm: brenda vetëm dy orëve nga hapja e shitjeve, janë shitur 50% e biletave për natën e dytë të koncertit.
I emocionuar nga pritja e madhe, Skënderaj ka reaguar në rrjetet sociale, duke u shprehur se mbetet pa fjalë nga mbështetja e ndjekësve të tij.
Ky sukses në Gjermani vjen pas performancave të suksesshme në Milano dhe rekordit të vendosur në Prishtinë në muajin dhjetor, ku koncerti “Motiv” u mbajt katër netë radhazi dhe dëshmoi popullaritetin e artistit në mbarë publikun shqiptar.





