Ministrja gjermane e Ekonomisë, Katherina Reiche, udhëtoi drejt Arabisë Saudite për të finalizuar një partneritet energjetik që përfshin blerjen e naftës dhe gazit, si dhe investime në energji të rinovueshme, teknologji magazinimi dhe hidrogjen të qëndrueshëm.
Ajo udhëton e shoqëruar nga përfaqësues të 35 kompanive dhe 11 startup-eve. Vizita reflekton përpjekjet e Gjermanisë për të zgjeruar partneritetet ndërkombëtare në një kontekst të rritur pasigurie gjeopolitike dhe të mbështesë diversifikimin e burimeve energjetike të vendit.




