Më 9 shkurt në Dhomat e Specializuara në Hagë pritet të nisin fjalët përfundimtare në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Seancat do të zgjasin deri më 18 shkurt, ku qëndrimet e tyre do t’i paraqesin prokuroria, trupi gjykues dhe mbrojtja.
Edhe katër të akuzuarit do të kenë të drejtën e fjalës, me nga 20 minuta secili. Pas kësaj faze, vendimi i shkallës së parë pritet brenda 90 ditësh. Procesi ka nisur më 3 prill 2023 dhe gjatë tij kanë dëshmuar qindra dëshmitarë.




