Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka shprehur ngushëllime Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, pas vdekjes së 16 personave në dy aksidente komunikacioni.
Ajo ka theksuar se Kosova qëndron pranë popullit turk në këto momente të vështira dhe u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve, duke përcjellë mesazhin e saj përmes një postimi në rrjetin social X.




